A ka lidhje Lady Gaga me ndarjen e Bradley Cooper nga Irina Shayk?

Showbiz

Një ndër lajmet më zemërthyese këto ditë, ishte ndarja e Bradley Cooper-it nga Irina Shayk. Çifti ka vendosur t`i japë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre dhe Irina është larguar nga shtëpia së bashku me vajzën. Sapo lajmi shpërtheu nëpër të gjitha mediat rozë, njerëzit në internet kanë vetëm një pyetje: Mos vallë ka lidhje  Lady Gaga me ndarjen e tyre? Para pak kohësh u përfol se këngëtarja dhe aktori po përjetonin një romancë pas filmit “A star is born”, ku të dy ishin protagonistë. Performanca e tyre në Oscar i bëri të gjithë të ëndërronin dhe të mendonin se mes tyre ka diçka më shumë sesa një marrëdhënie miqësie.