A qëndron dikush në krah të aktores Asli Enver?

Showbiz

Aktorja Asli Enver është kapur nga kamerat e lumtur dhe është pyetur për arsyen e humorit të saj. Aktorja shpjegoi se e kishte shijuar në maksimum mbrëmjen në të cilën kishte festuar ditëlindjen e një mikeshe të përbashkët. Asli, e cila mbahet mend nga interpretime të personazheve të shumta në disa seriale është pyetur për projektet me të cilat po punon aktualisht, por ajo nuk dha asnjë detaj përveç faktit se nuk e ka një të tillë momentalisht, pavarësisht qarkullimit të zërave që prej pak kohësh thonë se ajo është përfshirë në një projekt. Gjithashtu aktorja iu përgjigj pyetjes lidhur me jetën personale duke thënë se ajo vetë është shumë mirë dhe tha se kalon kohë të bukur mes miqve duke devijuar thelbin e pyetjes për jetën e dashurisë. Protagonistja e serialit “Nusja nga Stambolli” tha se po gjykon ofertat e momentit.