Adele sërish me probleme shëndetësore!

Showbiz

adele
Këngëtarja e njohur, është ndër më të dashurat për publikun në mbarë botën. Ajo ka bërë për vete këdo me këngët e ndjera, zërin potent dhe performancat live. Përpara pak kohësh, Adele ka zbuluar se nuk do të këndonte për një periudhë të caktuar, pas problemeve me kordat vokale. Madje ajo ka shtuar se doktori i saj, ia kishte ndaluar edhe të fliste, pasi sipas saj, këngëtarja flet më shumë seç duhet dhe kjo ndikonte në ngadalësimin e shërimit të kordave.

adele2
Megjithatë, u duk sikur këto probleme kishin mbetur në të kaluarën për të, pasi rifilloi aktivitetet dhe paraqitjet e saj skenike. Tashmë, sipas burimeve pranë saj, thuhet se këngëtarja është përsëri në të njejtën situatë. Asaj i është rikthyer problemi me kordat dhe kjo gjë i ka krijuar probleme me performancat e saj. Gjithashtu, një tjetër arsye për të cilën ajo mund të anulojë disa nga koncertet e saj, është fakti që nuk dëshiron të shkëputet për shumë kohë nga djali i saj, Angelo.