Adelina Tahiri surprizohet sërish nga bashkëshorti, me dhuratën luksoze!

Showbiz

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov padyshim që janë një nga çiftet më të njohura në showbizzin shqiptar.Ata kanë edhe një djalë të vogël të quajtur Jon dhe praninë e të cilit çifti duket se po e shijon në maksimum.Adelina sigurohet që në rrjete sociale të shpërndajë shumë momente nga jeta e saj familjare dhe për këtë arsye nuk mund të mos bien në sy edhe dhuratat luksoze që bashkëshorti i saj ka rezervuar për të.

Pak më parë në Instastory këngëtarja ka treguar lumturinë e saj duke u shprehur se për të çdo ditë është 8 Mars, pasi Serjoza e ka surprizuar me një parfum të shtrenjtë të markës “Amouage””Për mua çdo ditë është 8 Mars. Dashuria ime.”- shkruan Adelina krahas postimit.