Adrola Dushi flet hapur: Ky është pengu më i madh…

Showbiz

adroladhshi
U bë nënë në moshë fare të re. Pa i mbushur 20 vjeçe, Adrola kishte në krahë djalin e saj Troin, lumturinë më të madhe të jetës. Mirëpo, disa ngjarje që rrodhën më vonë nuk ishin të lehta. Ndarja me bashkëshortin, largimi drejt SHBA-së, ishin vendime të vështira për modelen shqiptare.Në një intervistë Adrola ka rrëfyer pendeset që ka në jetë në lidhje me djalin e saj, Troin.

 640 0 5bf5d69c208ca

Duke qenë se jeta e Adrolës është mes Amerikës dhe Tiranës, ajo ndihet keq që nuk i ka kushtuar kohën e duhur të birit.”Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe. Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin. Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë”,-ka treguar Adrola.