Afra Saraçoğlu rrethohet nga dashuria në 25- vjetorin e saj

Showbiz

Afra Saraçoğlu, e cila për publikun e Tring kujtohet me interpretimin e personazhit të Hajatit në serialin “Motrat”, e që vitet e fundit është vlerësuar si një nga aktoret e brezit të ri më të talentuara, pak ditë më parë ka mbushur 25 vjeç! Aktorja e ka festuar 25-vjetorin, rrethuar nga dashuria e miqve dhe sigurisht nën praninë e njeriut të zemrës, aktorit Mert Yazıçoğlu.

Ky i fundit e ka mbuluar aktoren me shikime admiruese e përqafime të ngrohta, ndërsa në llogarinë e instagram, ka publikuar një foto të aktores të cilën e shoqëroi me urimin me fjalë zemre: “E dashura ime, Buzëqesh gjithmonë kështu. Të dua shumë! Jam me fat dhe i lumtur që të kam…Gëzuar ditëlindjen!” Ndjekësit e tij e pasuan fotografinë dhe dedikimin e aktorit me pëlqime dhe komente të shumta.

Afra dhe Mert u njohën dhe i falën zemrën njëri-tjetrit gjatë xhirimeve për projektin e përbashkët, ndërsa dashuria e tyre është rritur dhe ka fituar miratimin e pëlqimin e fansave të të dy aktorëve.