Akin Akinozu bëhet nostalgjik dhe publikon një foto të vjetër të tij

Showbiz

Akın Akınozu ka luajtur dhe më parë por famën ai po e merr tani me rolin e ‘Miran’ tek telenovela ‘Rejan’ që po ndiqet me interes dhe nga publiku shqiptar në Tring.

Madje ky rol ka bërë që numri i ndjekësve në Instagramin e tij të shtohen me shpejtësi duke arritur në 2 milion për pak kohë.

Dhe së fundmi, Akin ka publikuar një foto të viteve më parë ku duket shumë ndryshe nga ai në rol. E në lidhje me këtë ndjekësit e tij ishin të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë pëlqenin aktorin në këtë foto ndërsa grupi i dyti pëlqente atë në rol.