Akoma pa mbushur një javë, Ajka Kallaku bëhet me Instagram

Showbiz

 

instraasjka

Pas një pritjeje të gjatë, ndoshta sepse për të u fol shumë në shtypin rozë dhe rrjetet sociale, çifti i mirënjohur i showbizit shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë të një vajze. Kanë kaluar vetëm tre ditë nga momenti që ata shtrënguan mes krahësh, Ajkën e dashurisë dhe lumturisë, asaj të vërtetës që nuk e kishin provuar kurrë më parë. Në dedikimet e dy prindërve të rinj, përveç fjalëve të ëmbla nuk mungoi edhe një lloj paralajmërimi për mediat apo këdo që do të publikonte fotografi apo të dhëna të pakonfirmuara të vajzës së tyre. Dhe kështu ka ndodhur. Ndonëse Ajka Kallaku është vetëm tre ditëshe, në Instagram ekzistojnë llogari të shumta që mbartin emrin e saj. Situatë aspak e zakonshme, apo jo?

I prekur nga ky gjest, menjëherë ka reaguar Besi, i cili përmes një postimi në instastory thotë: “Ju lutem bëjini report kësaj faqeje. Nuk ka dhe as do të ketë faqe të vajzës nga ana jonë. Njerëz të sëmurë”.

Të jesh mbështetës i një artisti të caktuar është mëse normale, por të arrish deri në atë pikë sa të hapesh profile të rreme për një foshnjë është vërtetë e patolerueshme dhe cënuese. Kështu që kërkesës së babi Besit, i bashkohemi dhe ne.

stoybesja