Aktori i famshëm turk: Ju tregoj se ku i investoj paratë e mia

Showbiz

gfggg

Kenan Imirzalioglu është i njohur për të gjithë publikun shqiptar për një sërë rolesh ku ndër të tjera përmendim pjesëmarrjen në serialin “Karadayi”. Ai është një ndër aktorët më të paguar dhe duket se i pëlqen të investoj në pasuri të patundshme. Kenan ka blerë një numër të madh të ndërtesave të vjetra në Stamboll për t’i dhënë më pas me qira.

Gjithashtu, vitin e kaluar ai kishte blerë një vilë në vlerë dy milionë dollarë në Miami të SHBA-ve, por ka bërë një tjetër blerje këtë vit po në Miami. Vila e ndërtuar nga arkitekti Philippe Stack në jug të bregdetit të Miamit është tashmë në pronësi të aktorit.

Mediat turke raportojnë se vila aktorit turk i ka kushtuar 1.5 milion dollarë.