Aktori i filmit “ 3 metra mbi qiell” do të bëhet baba; Njihuni me gruan e tij në jetën reale

Showbiz

Filmi italian “ 3 metra mbi qiell” pasionoi miliona të rinj në të gjithë botën. Historia e dashurisë e Step dhe Babi-t dhe sot e kësaj dite është e preferuara e shumë prej publikut që e ka ndjekur.

Riccardo Scamarcio, aktori i njohur italian, që launte edhe personazhin kryesor që marroi të gjitgha femrat  do të bëhet baba së shpejti, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël. Por nëse po mendoni se cila është partnerja në jetën reale, keni të drejtë pasi nuk është një personazh i njohur.

Angharad Wood është një menaxhere e njohur angleze, është 46 vjeçe, 7 vite më e madhe se Scamarcio dhe nënë e një vajze të vogël. Pavarësisht se puna e saj si menaxhere është lidhur vazhdimisht me njerëz të showbizit, Wood ka qëndruar gjithmonë larg mediave duke mbajtur një profil të ulët publik.

Lidhja 2-vjeçare me Riccardo-n e ka vënë në qendër të vëmendjes. Sipas të njëjtës revistë, thuhet se çifti pret një vajzë që do të vijë në jetë në gusht.