Aktori i njohur turk do të bëhet baba për herë të parë

Showbiz

Aktori i njohur, Mert Firat së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Idil është në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe ky lajm e ka gëzuar shumë çiftin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mert ka ndarë me të gjithë lajmin e ëmbël, duke u shprehur shumë i emocionuar.

‘Dëshironim t’jua jepnim lajmin në një ditë më të rëndësishme dhe të qetë, por fati deshi t’jua themi në një kohë karantine. Po presim një fëmijë. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur. Shumë faleminderit për urimet tuaja’, shkruan aktori.