Aktori Tolgahan Sayişman gati për projektin më të ri!

Showbiz

Aktori i famshëm i serialeve turke e gjithashtu i njohur për ne edhe si bashkëshorti i aktores Almeda Abazi, Tolgahan Sayişman pas përfundimit të xhirimeve në të cilat merrte pjesë, deklaroi se nuk kishte ndërmend të angazhohej për një kohë të gjatë me projekte të reja, por mesa duket ofertat e kanë joshur dhe kanë bërë që aktori të ndryshojë mendim.  Sayişman ka treguar se projekti i radhës është një përshtatje e një mini-serie japoneze në turqisht, projekt ky i cili është konceptuar për transmetim në një platformë dixhitale dhe do të jetë një film artistik. Protagonisti i serialit “Mos u dorëzo” i cili do të interpretojë në rol kryesor zbuloi se skenat në komedinë detektive do të jenë të larmishme e të gërshetuara mes aksionit-komedisë e romancës. Bashkëshorti i aktores shqiptare do të jetë gjithashtu edhe producenti i këtij prodhimi. Aktori, ka shpjeguar se kasti,  përbëhet nga një ekip prej 9 aktorësh dhe xhirimet do të zhvillohen në Turqi duke u përqëndruar kryesisht në Stamboll, Marmara dhe Antalia. Xhirimet e filmit do të fillojnë në javën e fundit të tetorit, dhe do ecin me ritëm të shpejtë,për ta sjellë Sayişman në fillimin e vitit të ardhshëm si protagonist.