Aktorja e ’50 Shades of Grey’, shtatzëne për herë të parë!

Showbiz

50 shades
Dakota Johnson është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo prej dy vitesh është në një lidhje me Chris Martin, një lidhje të cilën mediat jo vetëm e kanë komentuar por e kanë diskutuar si diçka që nuk do të zgjaste shumë. Por, ja ku jemi tani. Dakota dhe Chris vazhdojnë të jenë bashkë, madje do të bëhen edhe prindër. Paparacët kanë fotografuar dyshen në një mbrëmje me miqtë, ku tullumbacet rozë dhe blu sipas tyre shërbenin për të njoftuar shtatzëninë.

 640 0 5bbc416951957

Nga ana tjetër, Dakota sapo ka festuar 29 vjetorin dhe shumë persona mendojnë se ajo mbrëmje ishte organizuar thjesht për të festuar ditëlindjen e saj. Megjithatë, sido që të jetë e vërteta, si një çift që janë përfolur se do të kishin vetëm një marrëdhënie afatshkurtër, për Dakotën dhe Chris duket se gjërat po ecin mjaft mirë.