Aktorja e njohur frymëzon fushatën pa reçipeta në publik – Ndihuni mire me veten!

Showbiz

jeninifgng

Kush nuk e adhuron lëkurën apo flokët e Jennifer Anniston? Kush nuk i pëlqen filmat ku ajo interpreton? Një aktore kaq e dashur për publikun, gjithmonë e kuruar, një shembull i mirë për t’u ndjekur kur është fjala për një dietë ushqimore, apo regjim ushtrimesh për fizikun. Jennifer Aniston është gjithmonë e qeshur, qoftë në krah të Justin Theroux, qoftë në krah të miqve të saj nga Friends.
Gjithmonë bionde, me onde apo të drejtë, me një pamje sa më natyrale. Sekreti i bukurisë së Anniston? Mjafton të ndihesh mirë ka thënë aktorja. Duke mbrojtur po të njëjtën teori, pra atë të të ndjerit mirë me veten, Jennifer ka nisur padashje, më saktë ka frymëzuar të tjerë për të nisur fushatën “freethe nipple”. Aktorja shpesh shihet pa reçipeta në publik dhe kjo ka bërë që shumë të rinj t’i bashkohen këtij stili, jo për modë më shumë se sa per një kauze të caktuar, në emër të barazisë dhe lirisë së gruas. Sipas Jennifer ajo vesh reçipeta por në fund të fundit kështu jam thotë aktorja, dhe ndihem mirë sidoqoftë. Si në çdo intervistë, aktorja është pyetur edhe për serialin “Friends” ai që e bëri të njohur e pas të ciles u dashuruan të gjithë. Edhe pas kaq vitesh, “Friends” ndiqet dhe pëlqehet pafund. Jennifer Aniston emocionohet shumë nga ky kujtim. “Është sikur të ketë ndalur koha, jam shumë krenare për të” – thotë ajo.