Aktorja e njohur zbulon surprizën: Shtatzanë për herë të tretë…

Showbiz

kate hudson
Ndoshta kur të ktheheni pas në fotot e saj të rrjeteve sociale mund të dalloni ndonjë detaj, por askush nuk e dinte deri ditën e premte se, Kate Hudson ishte shtatzënë.
Aktorja është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të tretë, një vajzë dhe babai është partneri Danny Fujikawa. 38-vjeçarja e dha lajmin e bukur të premten në mediat sociale, ndërsa publikoi një video me të dashurin dhe miqtë. Ajo tha se nuk mundej ta fshinte më lajmin, pasi edhe barku ishte rritur. Kate ishte e veshur me një fustan të bardhë ndërsa mbante në duar një tullumbace, përmes të cilit do të zbulonte edhe gjininë e foshnjës.

hudson23
Kur tullumbacja u plas, prej tij dolën xixa ngjyrë rozë dhe gëzimi i saj ishte i pakufitë. “Surprizë! Nëse keni pyetur veten pse kam bërë kaq shumë mungesë në mediat sociale, është sepse nuk kam qenë kurrë kaq e sëmurë! Ishte tremujori më i keq që kam kaluar nga të gjithë fëmijët e mi”, e nis postimin Kate. Ajo ka dy djem, Ryder Robinson, 14 vjeç, me rokerin Chris Robinson dhe djalin Bingham Haën Bellamy, 6 vjeç, me muzikantin Matt Bellamy.

A post shared by Kate Hudson (@katehudson) on