Aktorja Nurgül Yeşilçay tregon një nga anët e saj më të mira!

Showbiz

Aktorja e dashur e serialeve turke Nurgül Yeşilçay, ka marrë pjesë në një event të ndarjes së cmimeve për aktorët ku ajo është nderuar me çmimin e aktores me të mirë. Çfarë bëri përshtypje gjatë intervistës me gazetarin ku aktorja si gjithmonë është shumë e drejtpërdrejtë në atë që thotë, ishte fakti që ajo zbuloi përse ka veshur të njëjtin fustan si para 10 vitesh në të njëjtin event të ndarjes së çmimeve. Ajo tha se përveç faktit se mendon se ai është një fustan “fatsjellës”, nuk është e fiksuar pas markave dhe mbi të gjitha është e interesuar në mbrojtjen e ambjentit. Ndaj aktorja tha se nuk dëshiron të shpenzojë për diçka jo të domosdoshme pasi nuk dëshiron të ndotë ambjentin duke i hedhur veshjet e përdorura. Si një ambjentaliste me batutat që e karakterizojnë natyrën e saj, aktorja zbuloi se në këtë mbrëmje të rëndësishme shoqërohej nga djali i saj, të cilin e thirri pranë. Ajo shpjegoi se ai ishte “Bodyguardi personal” për këtë natë, duke shtuar mes të qeshurash, se ai kishte ardhur nga Anglia posaçërisht për të shoqëruar ‘Mbretëreshën e tij’.