Aktorja turke e serialit “Rejan” prezanton të bijën

Showbiz

Në mars të këtij viti aktorja turke Feride Çetin u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Hayat, që do të thotë Jetë. Aktorja e cila u bë shumë e njohur me rolin e nënës së Rejanit, së fundmi ka prezantuar vajzën e saj me publikun.

Feride Çetin ka publikuar disa foto ku shfaqet duke e mbajtur vogëlushen në krahë dhe ka përshëndetur ndjekësit. Aktorja ka marrë komente të shumta urimi dhe ndjekësit i kanë uruar që Hayat të rritet me shëndet.

Feride Çetin është e martuar me skenaristin Murat Ozer. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin e kaluar. Ardhja në jetë e Hayat ishte bekimi i tyre më i madh dhe çifti janë shumë të lumtur që janë bërë prindër.