Alexander Wang hedh poshtë akuzat për abuzim seksual

Showbiz

Alexander Wang ka hedhur poshtë akuzat për abuzim dhe ngacmim seksual që janë ngritur prej ditësh kundrejt tij.

“Kurrësesi nuk pranoj asnjë nga akuzat që janë bërë publike. Nuk jam përfshirë dhe nuk do përfshihem kurrë në ngjarje të tilla”, tha Wang.

Stilisti zuri faqet e para të mediave më të njohura në botë, pasi në ‘TikTok’ nisi një valë rrëfimesh nga modelë meshkuj dhe trans, të cilët rrëfyen se ishin droguar dhe ngacmuar seksualisht nga stilisti.