Alina Boz dhe Mithat Can Özer, bien poshtë zërat për ndarje…

Showbiz

Aktorja e famshme Alina Boz dhe muzikanti Mithat Can Özer të cilët preferojnë ta jetojnë dashurinë e tyre larg syve të publikut, pak kohë më parë u  përfolën se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë muajin e kaluar. Por ditët e fundit është mësuar se ata vendosën të transferohen në të njëjtën shtëpi për të jetuar së bashku duke ju treguar fansave se ka ndodhur krejt e kundërta dhe dashuria e tyre është rritur. Ky lajm i papritur i ka gëzuar fansat e tyre të cilët mendonin se ata ishin ndarë pasi ata shfaqeshin gjithmonë e më rrallë në publik. Aktorja bukuroshe, aktualisht është e angazhuar me projektin e ri dhe prej disa kohësh ndodhet në Bandirma për xhirime, e kjo e ka bërë që ata mos shfaqen së bashku. Kështu, pas përfundimit të xhirimeve Alina do të kthehet në Stamboll për të shijuar jetesën në shtëpinë e saj të re me njeriun e zemrës.