Almeda Abazi ndaj gazetarëve: Pyesni Tolgën, jo mua

Showbiz

fkjiru56

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është parë dje tek bënte shopping në një qëndër tregtare. Menjëherë, gazetarët janë afruar për t’i bërë disa pyetje.

“A keni projekte të reja?” – ishte pyetja e tyre. “Projekte dhe ide ka shumë por akoma nuk ka asgjë konkrete. Më duhet t’i vlerësoj më parë e më pas do të vendos.”

almeda abazi 065048ES

“Cila do të donit ju të ishte partnerja e ardhshme e Tolgahan në një serial?”

“Nuk e di këtë, pyesni Tolgën, jo mua. Është zgjedhja e tij”. – ishte përgjigjia e Almedës.

Me sa duket, ajo nuk shqetësohet për aktoret e tjera që interpretojnë në krah të bashkëshortit të saj. Fundja, ky është profesioni i tij!