Almeda dhe Tolga organizojnë setin e parë fotografik të djalit: Disa momente nga prapaskenat…

Showbiz

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan u bënë prindër të një djali pak ditë më parë. Ata kanë vendosur që i vogli të qëndrojë larg vëmendjes mediatike të paktën për momentin dhe pavarësisht kuriozitetit të publikut, foto të Efehan nuk janë publikuar akoma. Ish-Miss Shqipëria ka zbuluar pak orë më parë se po realizon setin e parë fotografik të bebit dhe ka treguar me disa foto pak nga prapaskenat.

Nën kujdesin e një stafi profesionist në Turqi, Almeda ka publikuar ndjesitë që po përjeton me Efehan.Megjithëse nuk e dimë nëse këto foto do publikohen, apo do mbahen të fshehta nga çifti i njohur turk, duket qartë që ideja e realizimit është mjaft e veçantë. Që nga momenti që është bërë nënë, bukuroshja e ekranit është distancuar nga rrjetet sociale dhe vëmendja mediatike për të shijuar ditët pranë djalit.