Amal dhe George Clooney do të bëhen prindër, presin binjakë!

Showbiz

George and Amal Clooney 2 550x367

Bashkëshortja e aktorit të famshëm George Clooney, Amal është shtatëzane, në pritje të binjakëve.

Sipas burimeve të “Daily Star” çifti së shpejti do të sjell në jetë fëmijët e tyre të parë.

Lajmi po qarkullon në të gjitha mediat rozë, megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga dyshja.

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal nuk është parë në evenimente të rëndësishme që prej tetorit të vitit të kaluar, gjë që përforcon dyshimet se ajo është shtatzënë.