Amine Gulse drejt marteses me futbollistin Mesut Ozil?

Showbiz

ozilamine123

Mediat turke shkruajnë përsëri për çiftin e famshëm Amine Gulse dhe Mesut Ozil. Ajo është një bukuroshe e vërtete, e shpallur Miss Turqia ndërsa ai është një nga futbollistet më të mirë të Arsenalit.

Para disa javësh është thënë se ata janë kthyer përsëri në krahët e njëri – tjetrit por kësaj here mediat shkruajnë se marrëdhënia e tyre po avancon drejt martesës. Ozil është kthyer nga Londra në Turqi, jo vetëm për të takuar aktoren por edhe për të blerë një shtëpi për të dy ata. Gjithashtu, unazat në gishtat e të dyve konfirmojnë se çifti mund të jetë shumë shpejt drejt një ceremonie martesore.