Angela Martini rrëfen historinë frymëzuese të nënës së saj

Showbiz

Modelja e famshme, Angela Martini, është larguar nga Shqipëria kur ishte vetëm 10 vjeçe. Kërkesa për një jetë më të mirë e kishte detyruar nënën e saj, që bashkë me dy fëmijët të largohej jashtë vendit, për të nisur një jetë të re.

“Nëna ime është modeli im . Si një grua 47 vjeçare, beqare me dy fëmijë, ajo u largua në varfëri nga Shqipëria, pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo po luftonte me shumë probleme, të ardhura prej vetëm 60 dollarësh në muaj dhe 2 martesa të dështuara. Ajo vazhdoi të bëhet një profesoreshë e respektuar e Universitetit në Cyrih, gjeti dashurinë e vërtetë të jetës së saj, një pagë të madhe sipas nivelit të saj dhe përfundimisht u shpërblye me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë !! Pastaj thjesht i bëra vetes pyetjen: Cili është justifikimi im?”, ka thënë ndër të tjerash Martini.