Angelia Jolie, në një film për Kamboxhian me djalin e saj Maddox

Showbiz
  • largea maddox-ap1437751605
    Angelina Jolie ka vendosur t’i bashkohet të shoqit të saj Brad Pitt në “Netflix”, platforma televizive, e cila prej disa kohësh kishte dhënë 60 milionë dollarë për ta pasur në “War machine”.

    Zonja Pitt do të drejtojë një film televiziv të marrë nga libri i kujtimeve “First They Killed My Father: A Daughter of Cambodia Remembers”, e aktivistes Loung Ung. Në kast, do të jetë edhe djali i adoptuar Maddox (13 vjeç), i cili ka pikërisht origjinë kamboxhiane.

    “Mbeta e prekur nga libri i Loung, – ka deklaruar Jolie. – Ka ndryshuar përgjithnjë mendimin tim për mënyrën sesi e përjetojnë përvojën e luftës fëmijët dhe çfarë efektesh të gjata lë në kujtesën e tyre. Më ka ndihmuar t’u afrohem personave në Kamboxhia, toka e origjinës së djalit tim”.

    Libri i Ung, i publikuar për herë të parë në vitin 2000, tregon fëmijërinë e shkrimtares, e ndikuar nga regjimi i ashpër i Khmer Rossi në Kamboxhia. Ung, në moshën 5 vjeçe, u stërvit si një ushtare-fëmijë, pasi gjashtë vëllezërit e saj, u dërguan në disa kampe pune.

    Një histori që e ka prekur Jolie, aq sa e ka mirëpritur projektin, ku do ta paraqesë në festivalet kryesore të filmit.