Angelina Jolie nxjerr për shopping binjakët

Showbiz

 

ang-605x356

Angelina Jolie fotografohet së bashku me binjakët e saj 8 ditë pas 7 vjetorit të ditëlindjes së tyre ditën e djelë teksa po dilnin nga Bookstar në Kaliforni.
Megjithëse e gjithë familja festoi ditlindjen e tyre në 12 korrik duke shkuar për patinazh në akull,40 vjeçarja ka vendosur të dalë pa bashkëshortin e saj Brad Pitt dhe 4 fëmijët e tjerë.
Angelina ka veshur një bluzë të zezë transparente sipër një kanatiereje duke u kombinuar me pantallona të ngushta dhe këpucët e saj të sheshta ngjyrë mishi nga firma Chloé .
Aktorja duket një mama shumë e dashur dhe e kujdesshme teksa shoqëron binjakët e saj për te makina përpara se të formohej një turmë.