Angelina Jolie pas ndarjes ngushëllohet me një tjetër mashkull

Showbiz

fewfwwfwf

Angelina Jolie është duke u ngushëlluar me një tjetër mashkull pas ndarjes nga Brad Pitt.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Angelina e ka diskutuar situatën aktuale të martesës së saj me aktorin Johnny Depp, madje do të jetë pikërisht avokatja e Depp, Laura Wasser, ajo që do ta përfaqësojë Angelinën ligjërisht.

“Angelina e ka pasur idhull aktorin Johhny Depp shumë kohë para se të luanin bashkë në filmin “The Turist”, – është shprehur një burim.

Nuk ka asnjë aludim se Depp mund të jetë arsyeja e ndarjes së një prej çifteve më të famshëm të Hollywood-it. Aktori i “Pirates Of The Caribbean” gjithashtu është në procedura divorci me ish-partneren e tij Amber Heard.