Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli prindër për herë të parë? Shikoni detajin që i nxjerr ‘zbuluar’…

Showbiz

Angelique Boyer dhe Sebastian Ruli janë një nga dyshet më të dashura të telenovelave meksikane të cilët janë çift edhe në jetën reale.Përveç filmave ku kanë luajtur së bashku, Angelique mori një famë të madhe nga seriali “3 Anat”.Ata po bëjnë disa vite bashkë dhe janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale ku janë kthyer në një ndër dyshet më të komentuara.
Së fundmi, Angelique dhe Sebastian kanë publikuar një foto ku në bluzën e aktores shkruhej: “Nënë e dragonjve”. Ka mjaftuar ky detaj dhe të gjithë fansat e tyre kanë nisur të pyesin çiftin se nëse janë në pritje të fëmijës së parë. Mund të jetë ky shkrim i rastësishëm, mund të jetë i lidhur me serialin “Game of Thrones, por mund të jetë edhe një hint që çifti na jep lidhur me një bebe të mundshme.Të gjithë janë treguar mjaft entuziast dhe janë të bindur që aktorja është shtatzënë, mirëpo një gjë të tillë ata ende nuk e kanë konfirmuar…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sebastian Rulli (@sebastianrulli) on