Anwar Hadid nuk i reziston dot Dua Lipës

Showbiz

Tashmë Dua Lipa nuk e fsheh lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka ndarë me fansat momentet që kalon me të dashurin e ri. Anwar dhe Dua ishin në një festë me miq e të afërm, nga ku publikuan foto dhe video të këndshme!

 

Lidhja e re e Duas është komentuar shumë në media, madje një koment jo i drejtpërdrejtë është bërë edhe nga ish-partneri i këngëtares. Ndërkohë që këngëtarja po shijon romancën e re, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter dhe të gjithë po mendojnë se e ka me Duan.

“Për aq kohë sa e dini. Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër.