Ariana Fejzullahu publikon foton e parë të familjes së kompletuar

Showbiz

Tani ata janë gjashtë. Pas ardhjes në jetë të Anës së vogël, familja u bashkua në shtëpi. Ariana Fejzullahu publikoi në Instagram foton e parë të tyre së bashku. Ajo mban në krah Anën dhe pranë saj janë Bruna, Arti, Era dhe Ermali. Shtëpia është e zbukuruar me tullumbacet e mirëseardhjes së vogëlushes, ndërkohë që Ariana duket në super formë, edhe pse ka vetëm një javë që ka lindur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Fejzullahu (@arianafejzullahu) on

“Pasuria më e madhe që unë kam, është familja ime”, ka shkruar ajo përkrah fotos së publikuar në Instagram. Dhe tani që janë 6, familja është akoma dhe më e bukur.