Ariana Grande bëhet femra më e ndjekur në Instagram

Showbiz

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande ka thyer rekordin e klikimeve në Instagram, duke arritur plot 200 milionë ndjekës në profilin e saj zyrtar.

Sipas “People”, ajo ka lënë pas Kylie Jenner dhe Selena Gomez, që kanë përkatësisht 193 dhe 190 milion ndjekës.

Përveç faqes zyrtare të Instagramit, ishte Cristiano Ronaldo personi i parë që arriti 200 milionë followersa në Instagram. Ndërsa sot ka shkuar në 237 milionë.