Ariana Grande takon të gjithë ish të dashurit, ja arsyeja e pazakontë!

Showbiz

arianaex.jpg

Ariana Grande ka qenë kryefjala e mediave rozë kohët e fundit për shkak të lançimit të këngës së saj më të re “Thank you, next” por edhe për shkak të takimeve të saj me disa nga ish-partnerët, me të cilët ka patur lidhje në të kaluarën.

arianaex2.jpg
Përgjatë kësaj periudhe të fundit 25-vjeçarja është parë nën shoqërinë e Big Sean dhe Ricky Alvarez, dy prej ish të dashurve, emrat e të cilëve i përmendi dhe në hitin e saj ‘Thank you, next’.
Burime pranë ‘Cosmopolitan’ kanë treguar se Ariana ka dashur t’i takojë ata para se të niste turin e saj ‘Sweetener’. Mendohet se takimi ka ndodhur për shkak se ajo ka dashur të gjejë se çfarë nuk shkoi tek marrëdhëniet e të kaluarës dhe ta lërë urrejtjen pas.
Kujtojmë këtu se Grande vendosi ta niste koncertin e saj në “Albany”, me disa nota muzikore të cilat ishin të krijuara nga ish i dashuri i saj, Mac Miller, i cili u nda nga jeta në muajin shtator të vitit të kaluar.

 

arianaex1.jpg