Arjon Muça gëzohet për atë që shumë artistë të tjerë e konsiderojnë si «fatkeqësi»!

Showbiz

ararjjj

Janë bërë shumë “addicted” personazhet publikë pas numrit të followers dhe like-ve në rrjetet e tyre sociale. Madje disa prej tyre harxhojnë shifra të medha që të kenë followers dhe like “fake”. Instagram njofton se shumë shpejt do të eleminojë çdo opsion për të shtuar “fake” followers dhe likes. Shumë prej vipave që njohim i kanë arritur në këtë formë numrin e followers dhe like, ndaj lajmi se Instagram do luftojë këtë gjë dihet që u ka ardhur si “bombë”.

arjon insta

Por, mesa duket Arjoni nuk i është trembur aspak këtij lajmi, madje ka reaguar pozitivisht ndaj tij nëpërmjet Instastoryt të fundit. Ai ka rreth 44K ndjekës në Instagramin e tij dhe është e vështirë për tu besuar që nuk ka asnjë “fake”. Megjithatë mbetet për tu parë se sa do të shkojë kjo shifër pas veprimit të Instagram…