Babai i Meghan Markle vazhdon me akuzat ndaj familjes mbretërore!

Showbiz

babai12314
Babai i Meghan Markle herë pas here ka bërë deklarata të cilat kanë shokuar publikun. Pak kohë më parë ai tregoi se Meghan nuk i fliste atij dhe shkak është bërë martesa me Princ Harryn. Deklarata e fundit e tij po bën xhiron e mediave të huaja pasi Thomas Markle akuzon familjen mbretërore se po e keqtrajton Meghan dhe se ajo është e tmerruar me jetesën brenda pallatit.

meghan taka
“Ajo është e tmerruar, e shoh në sytë e saj, në fytyrën e saj dhe buzëqeshjen e saj. E njoh buzëqeshjen e saj dhe nuk më pëlqen ajo që shoh tani. Ajo është një buzëqeshje e dhimbshme. Jam i shqetësuar. Mendoj se është nën presion. Ajo po paguan çmim të madh që u martua me atë familje”, është shprehur babai i Meghan.