Bashkëpunimi me dikë që nuk na e merrte kurrë mendja: Kjo është ëndrra e Dua Lipës!

Showbiz

dua kevin
Nëse pyesni dikë se cili do të ishte bashkëpunimi i ëndrrave të tyre, menjëherë do të dëgjonit një kërshëri emrash të njohur, ikona të muzikës. Mjafton të përmendim Justin Timberlake, Bruno Mars, Drake, Adam Levine, Ed Sheeran, apo këdo që mund të mendoni. Por, ky nuk është rasti i këngëtares Dua Lipa. Ajo ka treguar se bashkëpunimi i ëndrrave të saj, është me Kevin Parker, nga grupi “Tame Impala”. Po pra po, atë po pyesim dhe ne tani: Kush është ky?

kevin

Ndonëse zgjedhja e 22 vjeçares nuk na bën aspak sens, në fakt, deri diku është një zgjedhje e goditur. Nëse kërkoni disa info për Kevin, do të mësoni se ai është këngëtar, producent, kompozitor dhe instrumentist. Një nga personat më të famshëm në Australi, i cili ka rrëmbyer çdo çmim të mundshëm me projektet e tij.