BBC i kushton një artikull Bebe Rexhës: Lufta për të arritur majat!

Showbiz

bbrxh
Bebe Rexha pas një “lufte” të gjatë për të arritur majat, ja doli mbanë të renditet ndër këngëtaret më të mira në mbarë botën. Për këtë arsye ‘BBC’ ka vendosur t’i kushtojë një artikull të gjatë, në të cilin tregohet e gjithë jeta e Bebes deri sa arriti të bëhet e njohur.

be

Në artikull shkruhet se ajo përveçse është një këngëtare e shkëlqyer, është dhe një tekstshkruese shumë e mirë, duke qenë se ka krijuar disa nga hitet më të mira në botë. Mund të përmendim “The Monster” të Rihanna dhe Eminem apo “Me, Myself and I” të G-Eazy.

bebe bbc

Megjithatë rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, sepse asaj i është dashur për 10 vite me rradhë të trokas në dyer të ndryshme dhe më pas të marrë atë që meriton. Më pas ‘BBC’ shkruan se Bebe është pjesë e pushtimit shqiptar të listave botërore, sepse njëlloj si Rita Ora dhe Dua Lipa është me origjinë shqiptare.