BBC: S’ka Eurovizion pa Arilena Arën, ja ku do të renditet

Showbiz

Prestigjozia britanike BBC shkruan se përballë përfaqësuesit të Mbretërisë së Bashkuar në Eurovizion, James Newman edhe Arilena Ara me këngën “Shaj” është një konkurrente e fortë.

Në artikull, BBC zbulon se kënga e Arilenës në anglisht do të mbajë titullin “Scream” (Shaj). Në artikull shkruhet se Arilena ka shumë shanse të renditet në Top 5.

Shkrimi i BBC: “Eurovisioni nuk mund të jetë Eurovision pa baladën e Arilena Arës. Kënga e saj mban titullin “Scream” dhe ajo performon me nota të larta. Që kur ka fituar “X Factor Albania” në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të famshëm në vendin e saj, me 1.1 milion ndjekës në Instagram. Kënga e saj “Nëntori” ka qenë hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë votuesit atje e njohin. “Shaj” është një nga këngët e preferuara dhe mund të renditet në Top 5″.