Bebe Rexha jep mesazhin për coronavirusin

Showbiz

Këngëtarja Bebe Rexha po zbaton masat për tu izoluar në shtëpi me qëllim që të ndalet përhapja e koronavirusit Ajo i është bashkuar sfidës dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë që të respektojnë rregullat.

Në imazhin e shpërndarë në Instagram, Bebe Rexha mban letrën në dorë dhe shkruan: ‘Unë qëndroj në shtëpi për gjyshen time, miqtë e mi, familjen time, fansat e mi.’

Këngëtarja i tregoi të gjithëve se ishte nudo kur realizoi fotografinë, të cilën e shoqëroi me shkrimin: ‘Po, isha e zhveshur. Tani që kam vëmendjen tuaj, ju lutem mbani të pasmet tuaja në shtëpi. faleminderit Demi Lovato dhe Anna Marie për sfidën Qëndro në Shtëpi’.