Bebe Rexha kalon një situatë të vështirë gjatë fluturimit të djeshëm

Showbiz

Bebe Rexha ashtu si çdo artist tjetër duhet të udhëtojë shpesh nga një vend në tjetrin. Mbrëmjen e djeshme Bebe Rexha ka patur udhëtimin e rradhës dhe është përballur me një situatë, e cila duket se ka qenë mjaft e rrezikshme. Me publikimin e disa fotove në “Instastory” ajoka treguar se ka qenë duke udhëtuar bashkë me babain e saj dhe disa persona të tjerë me avion. Bebe gjatë fluturimit është lajmëruar se do të kalonin përmes një stuhie mbi re dhe kjo gjë e ka frikësuar shumë. “Piloti tha se ne duhet të fluturojmë përmes një stuhie në Arkansas. Lutuni për mua. E urrej këtë gjë”, ka shkruar Bebe.