Bebe Rexha komplimentohet nga legjenda e muzikës!

Showbiz

rexha bebe
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha tashmë renditet ndër artistët më të talentuar në Amerikë. Çdo këngë e saj është kthyer në hit dhe madje ajo njihet edhe si një ndër tekstshkrueset më të mira. Për të gjithë suksesin e saj, Bebe është vlerësuar edhe nga legjenda e muzikës amerikane, Cyndi Lauper. Këngëtarja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi përkrah Bebes dhe ka shkruar:

bebe cindy

“Kishim fatin të performonim së bashku dhe me Keshan e shumë gra të tjera të talentuara në çmimet ‘Grammy’. Kënga e Bebes ‘I’m a Mess’ është hiti im i verës”. Për këtë gjë Bebe duket se është emocionuar shumë dhe ka publikuar menjëherë në ‘Instastory’ postimin e Cyndi Lauper. “Wow! Shumë faleminderit legjendë”, – ka shkruar Bebe.