Bella dhe The Weeknd nuk tregojnë asgjë: Mamaja e modeles jep konfirmimin…

Showbiz

yolanda hadid
Modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd janë bashkë dhe nuk ka asnjë pikë dyshimi. Ata kaluan pak kohë së bashku në Tokio, javën e kaluar, ndërsa fundjavën që shkoi ishin sërish bashkë. Të dielën, Yolanda Hadid publikoi fotot e vajzës së saj Bella, 21 vjeç dhe The Weeknd, 28, në shtëpinë e tyre në Pensilvani.

bella pens
Nëna e modeles duket sikur i dha vulën e saj të miratimit çiftit pasi konfirmoi përmes disa fotove se gjërat janë bërë serioze. 54-vjeçarja publikoi një foto të vajzës Bella e cila shihej duke përkëdhelur një kalë, e veshur me një kapele bejsbolli, bluzë të bardhë me një pantallona të shkurtra. Nëna e tre fëmijëve publikoi gjithashtu disa foto të The Weekend i buzëqeshur, i cili pozonte me kafshët e saj.

the weeknd pens