Bella rrëfen konkurrencën me motrën e saj, Gigi Hadid

Showbiz

bellagigi

Këtë muaj, Bella Hadid ka shkëlqyer si imazh i revistës “Harper’ Bazaar Arabia”. Ndër të tjera, ajo aty ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Gigin dhe nëse kanë konkurrencë mes tyre.

Bella është shprehur se në fakt nuk ka kurrfarë ndjenje të tillë mes saj dhe motrës pasi karrierat e tyre janë të ndryshme nga njëra tjetra.

“Shumicën e kohës markat tona janë krejtësisht të ndryshme dhe nëse ne marrin një ofertë, e merr ajo ose e marr unë, ne jemi të lumtura për njëra-tjetrën. Ka punë të mjaftueshme në botë për të dyja. Nuk ka asnjë arsye që ne të jemi kundër njëra-tjetrës se ose në konkurrencë” – ka thënë modelja e famshme.