Beren Saat dhe Belçim Bilgin, një miqësi për t’u pasur zili!

Showbiz

Aktoret  Beren Saat dhe Belçim Bilgin ranë në sy së fundmi për kohën e kaluar bashkë, ku dukeshin se po argëtoheshin mjaft dhe po ndanin një miqësi të bukur, ndërsa po shijonin një koncert të bashkëshortit të Beren, këngëtarit Kenan Doullu. Këtë javë ato kanë folur për miqësinë e tyre, vlerën e kohës së kaluar bashkë dhe projektet e reja. Belçim ka treguar se e vlerëson miqësinë e tyre dhe ndihet mirë që mes kolegëve të saj radhit edhe prej tyre me të cilët ndajnë biseda përtej profesionit. Ajo tregoi se kufizimet që erdhën për shkak të pandemisë kanë krijuar shumë boshllëqe në raportet miqësore, e tani ajo kohë duhet kompesuar me shumë argëtim. Ajo nuk la pa përmenudr gjithashtu edhe kohën që i dedikon projekteve të reja si aktore dhe regjisore ku edhe zbuloi se shumë shpejtë fansat e saj do të kenë mundësinë të shijojnë nga ekrani rikthimin e saj. Beren, protagoniste në serialin Fatmagyl, serial i cili trnasmetohet në Kanal D Drama,  nga ana e saj nuk dëshiroi të bënte shumë komente lidhur me kohën e ndarë me mikeshën e saj me të cilën ndan të njëjtin profesion, duke iu lutur gazetarëve ta linin të shijonte momentet argëtuese të mbrëmjes.