Beyonce rikujton periudhën e vështirë dhe del në mbrojtje të…

Showbiz

bey jay
Jay Z dhe Beyonce ishin të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve GLAAD Media Awards – çmime që jepen si formë vlerësimi për përfaqësues të ndryshëm në fushën e medias, artit dhe jo vetëm, të cilët kanë folur hapur në mbrojtje të çështjeve të komunitetit LGBTQ+.Gjatë fjalimit, Jay Z vlerësoi nënën e tij. Në këngën “Smile” të albumit 4:44, në 2017-n Jay Z foli hapur në lidhje me seksualitetin e të ëmës. “Mama had four kids, but she’s a lesbian/ Had to pretend so long that she’s a thespian” (Mami bëri katër fëmijë, por është lesbike/ aq gjatë u shtir saqë tani është mjeshtre teatri).Në GLAAD Media Awards, Beyonce shtoi se “ndryshimi fillon duke mbështetur njerëzit që keni afër”. Këngëtarja inkurajoi të gjithë njerëzit që të flasin pa frikë dhe të mbrojnë të tjerët duke u kërkuar prindërve që t’i duan fëmijët, pa kushte.

 785 0 5c9e98ded2aeb

Në vijim të fjalimit të saj, Beyonce u përlot teksa kujtoi xhaxhain, Johnny-n, të cilin e quajti “burrin homoseksual më të mirë që ka takuar ndonjëherë”.“Ai jetoi të vërtetën e tij; ai ishte i guximshëm, i papranuar për kohën dhe vendin ku jetoi. Beteja e tij me virusin HIV ishte një ndër përvojat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë.” Beyonce falenderoi bashkëshortin për hapat e jashtëzakonshëm mbi advokimin e çështjeve të komunitetit LGBTQ+ në komunitetin hip-hop, i cili përgjithësisht ka qenë i mbushur me raste të homofobisë.“Është një privilegj të të shoh teksa ndërmerr këto hapa dhe të të qëndroj pranë.” – shtoi ajo.