Birce Akalay magjeps të gjithë me zërin e saj…

Showbiz

birce keng
Aktorja e njohur sapo na zbuloi se pa frikë, mund të nisë një karrierë muzikore. Ajo ka postuar një video, teksa shfaqet duke kënduar këngën e saj të preferuar dhe zëri i saj ka bërë për vete të gjithë fansat. Të gjithë e kanë pëlqyer videon dhe nuk i kanë kursyer komentet pozitive. Ndoshta kjo ishte një provë nga ana e saj, për të parë sesi do reagonin njerëzit nëse do sillte një projekt muzikor. Edhe pse në fakt, kjo nuk është hera e parë që Birce zbulon talentin e saj në këndim.Megjithatë, për çfarëdolloj arsyeje të ketë vendosur të tregojë këtë talent të fshehur të sajin, ne jemi shumë të lumtur që vendosi të na tregojë zërin e saj melodioz.