Bleona zbulon planet e reja dhe bashkëpunimin me…

Showbiz

bleona13jda
Këngëtarja shqiptare, Bleona prej vitesh është larguar drejt SHBA-së për të ndërtuar një karrierë internacionale dhe për të realizuar ambicjen e saj. Bashkëpunimet me producentë të njohur amerikanë e kanë renditur në krye të top listave amerikane.

bleona

Ndërsa tani Bleona ka zbuluar se është duke marrë disa vendime, të cilat mendohet se po përfshijnë menaxherin e njohur shqiptar, Faton Shoshi. Ndoshta ish-partneri i Era Istrefit mund të jetë menaxheri i Bleonës për Shqipërinë, sepse Shoshi ka vërtetuar që është një drejtues i sukseshëm. Aktualisht ai drejton labelin ‘Nesër Music’, që këngëtar kryesor ka reperin Ledri Vula.

bleona fatoni