Blerim Destani, zyrtarisht shqiptari më i pasur në botë!

Showbiz

blerim destani
Blerim Destani për të gjitha vajzat që e simpatizojnë, është zyrtarisht beqari shqiptar më i pasur në botë. Edhe pse sigurisht, juve iu intereson më tepër pjesa e të qënit beqar apo jo? Epo këtë nuk mund ta themi me siguri, pasi aktori dhe biznesmeni është treguar gjithmonë i kujdesshëm për të mos zbuluar jetën e tij private. Duke qenë se nuk është përfolur për asnjë lidhje të mundshme, mund të themi se është beqar. Tani kalojmë pak te pasuria e tij, edhe pse ju nuk do e gjykoni nga pasuria apo jo? Familja Destani është cilësuar si familja shqiptare më e pasur në botë. Babai i aktorit, biznesmeni Lazim Destani, është krahasuar disa herë për nga pasuria me Silvio Berlusconin.

 640 0 5bae7315756b0

Ai drejton një sërë biznesesh ndërkombëtare në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë, ndërtimit, energjitikës dhe sportit, në më shumë se 30 shtete të botës. Gjithashtu edhe vëllai i Blerimit, është një biznesmen i suksesshëm, i cili po ashtu ka disa kompani të vetat që i menaxhon me kufij ndërkombëtar. Blerimi ndërkaq është i vetmi artist i familjes, por jo më pak i pasur se vëllai i tij. Fati dhe talenti i tij, ka bërë që aktori të ketë patur mundësinë të luajë role protagoniste, në filma të mirëpaguar.Ai është ndër aktorët e preferuar në Gjermani, si dhe ndër më të paguarit. Kështu që, me plot gojë duke patur parasysh familjen nga e cila vjen, mund të themi se Blerimi është beqari shqiptar më i pasur.