Blerja e radhës e Kendall Jenner, një pasuri marramendëse!

Showbiz

ken
Motrat Kardashian konsiderohen si ndër më të pasurat në botë. Pasuria e tyre kap shifra marramendëse dhe stili i jetesës është për t’u pasur zili. Vajzat shpesh ndajnë në rrjetet sociale foto nga ambientet luksoze ku jetojnë, por më e vogla, Kendall Jenner nuk ka preferuar që ta bëjë publike shtëpinë e saj.

Megjithatë motra e saj, Kourtney Kardashian mjaft e entuziazmuar për shtëpinë e re të Kendall nuk ka nguruar të publikojë një video nga momentet e para kur ka shkuar në shtëpi. Reagimi i saj dhe i miqve është mjaft për të qeshur, megjithatë ajo që bie në sy është ambienti i shtëpisë së modeles. Ajo është e dekoruar ne detaje dhe me siguri Kendall është kujdesur t’i plotësojë vetes çdo të mirë.