Blogeri i njohur në të gjithe botën mbërrin në Shqipëri, ja çfare dallon nga vendi jonë në 1 minutë!

Showbiz

nas
Nuseir Yassin, ose siç mund ta njihni të gjithë me emrin e tij si blogger Nas Daily, së fundmi ka vizituar Shqipërinë. Ai është bërë i famshëm në mbarë botën, pasi në vitin 2016 vendosi të lerë punën dhe të udhëtojë ngado. Nas dokumenton udhëtimet e tij ditë pas dite dhe videot e tij në Youtube janë ndër më të klikuarat. Sigurisht, duke qenë se udhëtimi i tij i radhës ishte në Shqipëri, të gjithë prisnin se si do e ideonte blogeri i njohur videon e tij të radhës.Në videon e publikuar në kanalin e tij zyrtar në Youtube, Nas ka treguar atë çka i ka bërë më tepër përshtypje në Tiranë, të cilën edhe ne e shohim çdo ditë. Videoja është titulluar “Shteti ku nuk ka Starbucks”.

Përgjatë videos, ai ka shfaqur pamje dhe fakte rreth kafeneve të shumta që ndodhen në kryeqytetin tonë. Nas ka treguar sesi një vend i cili nuk prodhon kafe, është ne fakt kryeqyteti me më shumë kafene në botë. Në çdo cep ju mund të gjeni një bar, ku llojet e ndryshme të kafesë që shërbehen janë me çmime më të lira sesa Starbucks-i i famshëm ndërkombëtar. Sipas llogaritjeve, ka plot 18.000 kafene, praktikisht në raportin 1 bar/ 169 persona. Blogeri ka theksuar gjithashtu mikpritjen e vendasve dhe se Tirana është një vend që duhet vizituar patjetër. Përgjatë gjithë videos, shfaqen njerëz duke pirë kafe, të cilët Nas i shoqëron me shprehjen: “Unë nuk pij kafe, por sapo kam mbërritur në Shqipëri. Në vendin e kafeneve.”