Blue Ivy bëhet fituesja e “Bet Awards”në moshë më të vogël

Showbiz

Fituesja më e vogël këtë vit në “Bet Awards” është vajza e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy. Ky çmim iu dha për këngën “Brown Skin Girl” bashkëpunim me Wizkid dhe Saint Jhn.

Edhe Beyonce mori një çmim, atë të “Humanitarian Award”,  për punën e saj filantropike dhe përpjekjet për ndihmë në pandeminë COVID-19.

Shfaqja u drejtua nga aktorja Amanda Seales dhe mirëpriti yje si Alicia Keys, Chloe x Halle, Jennifer Hudson, John Legend, Lil Wayne, Megan Thee Stallion, Roddy Riçh, Usher dhe Wayne Brady.